Saramago: Tani nuk ia vlen më. Bota do të vazhdojë pa ty e pa mua …
Letër Jozefës – Gjyshja ime Nga: Jose Saramago Je nëntëdhjetë vjeçe. Je e vjetër, e lodhur. Më thua që ke qenë vajza më e bukur e kohës tënde- dhe unë e besoj. Nuk di të lexosh. Duart i ke të dhjamosura dhe të deformuera, këmbët si trungje. Ke mbajtur mbi kokë tonelata me dru nëpër laguna me ujë. E pe diellin të lindte çdo ditë. Me bukën që ke zënë mund të bëhej një banket universal. Rrite njerëz e bagëti, i fute gicat në shtratin tënd kur i ftohti kërcënonte ngrirjen e tyre. Më tregove gjithfarë historish, me burra-ujqër, çështje të vjetra të familjes, një krim me pasojë vdekjen. Shtatë herë mbete shtatzënë, shtatë herë linde. Nuk di asgjë për botën. Nuk merr vesh...
Burimi:
kultplus.com