Sara Bulliqi, futbollistja 17-vjeçare që po frymëzon të rinjtë me historinë e saj
Ministria e Sportit dhe Rinisë, në kuadër të fushatës “Histori që Frymëzojnë”, ka prezantuar rrëfimin e 17-vjeçares Sara Bulliqi, e cila po ndërton karrierën e saj në futboll me shumë përkushtim dhe vendosmëri. Sara është nxënëse e shkollës së mesme dhe futbolliste e klubit të vajzave Prishtina City. Pavarësisht sfidave që lidhen me mungesën e njërës dorë, lëndimeve dhe vështirësive në fillimet e karrierës, ajo nuk është dorëzuar nga ëndrra e saj sportive. Rrugëtimi i saj, nga ndeshjet e para deri te triumfi në Ligën U17, dëshmon se vullneti, puna dhe besimi në vetvete janë të rëndësishme për arritjen e synimeve. “Unë ia dola, mund t’ia dilni edhe ju!”, është mesazhi i Sarës për të rinjtë, të cilët ajo i inkurajon të besojnë në aftësitë...
Burimi:
kultplus.com