Sapo kishte mbyllur shërbimin-Efektivi përplas për vdekje 60-vjeçarin me biçikletën, polici në reanimacion

Sapo kishte mbyllur shërbimin-Efektivi përplas për vdekje 60-vjeçarin me biçikletën, polici në reanimacion

pamje nga vendngjarja KORÇË-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Korçës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një punonjës i Policisë Rrugore është plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:10, kur automjeti i drejtuar nga një 30-vjeçar, punonjës policie jashtë shërbimit, u përplas me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi R. A., rreth 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Në momentin e aksidentit, drejtuesi i automjetit, punonjësi i policisë D. M., nuk ishte në shërbim. Pas përplasjes, ai ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit kanë nisur hetimet. Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe efektivë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore...