Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen te “Practical Magic”: 28 vjet pas filmit që u bë kult

Sandra Bullock dhe Nicole Kidman rikthehen te “Practical Magic”: 28 vjet pas filmit që u bë kult

Sandra Bullock dhe Nicole Kidman po rikthehen te një prej roleve më të dashura të karrierës së tyre, 28 vjet pas premierës së “Practical Magic”, filmit që fillimisht u prit me komente të përziera, por që me kalimin e viteve u shndërrua në një klasik kult. Dy aktoret fituese të Oscar-it do të rikthehen si motrat shtriga Sally dhe Gillian Owens në “Practical Magic 2”, i cili do të shfaqet në kinema më 10 shtator. Kur filmi i parë doli në vitin 1998, nuk pati suksesin që pritej. Kritikat ishin të përziera dhe performanca në arkëtime ishte modeste. Megjithatë, vite më vonë, filmi gjeti një audiencë të re, veçanërisht përmes rrjeteve sociale, ku skenat e tij u rikthyen në vëmendje dhe e shndërruan në një...