Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!
Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, i cili deklaroi se rrjetet ruse dhe izraelite kanë përhapur dezinformata gjatë krizës së emigrantëve në Ceuta. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në nxitjen e krizës dhe i cilësoi të pabazuara pretendimet. Deklarata vjen pasi Sanchez akuzoi rrjete të lidhura me Rusinë, Izraelin dhe grupime të ekstremit të djathtë për përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat sipas tij ndikuan në fluksin masiv të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës. Rusia dhe Izraeli kanë mohuar kategorikisht këto akuza. Ai tha se të dy vendet e kishin përdorur krizën për të kritikuar Madridin për shkak të pakënaqësisë me qëndrimin e tij në luftërat në Ukrainë...
Burimi:
javanews.al