San Marino akuzon: UEFA kontrollohet nga Shqipëria
Fitorja 0-3 e Shqipërisë ndaj San Marinos nuk ka kaluar pa polemika. Kuqezinjtë shënuan 3 gola me Anis Mehmetin, Myrto Uzunin dhe Rei Manajn duke sigluar suksesin e dytë në dy takime e marrë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C. Mirpo në ‘X’ ‘San Marino Futbol’ shkruan se goli i Uzunit ishte dukshëm në pozicion jashtë loje dhe se a duhej anuluar. Madje raportuesi i lajmit shkon më tej teksa akuzon FSHF-në se ka kontrollin e UEFA-s. Një deklaratë e fortë që nëse konfirmohet zyrtarish, nuk mund të kalojë pa u vënë re nga UEFA. Priten ndëshkime për vendasit e San Marinos. Post navigation
Burimi:
sportiim.al