Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë” hapet në Hong Kong

Startoi në Hong Kong Samiti i 11-të i “Një brez, një rrugë”, duke mbledhur së bashku mbi 6000 zyrtarë dhe udhëheqës biznesi nga më shumë se 70 vende dhe rajone. Në një botë që përballet me ndryshime të papara dhe fragmentim gjeopolitik, lidhshmëria, bashkëpunimi dhe konsensusi, që ofrohen nga nisma “Një brez, një rrugë”, janë tepër thelbësore, deklaroi John Lee, kreu ekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, citon “Xinhua”. Sipas tij, kjo nismë nuk është një hartë e së kaluarës, por një plan i përbashkët për të ardhmen dhe Hong Kongu është vendi ku realizohet kjo pikëpamje. Tregtia e mallrave të Hong Kongut me vendet partnere të “Një brez, një rrugë” u rrit me rreth 17 për qind vitin e kaluar në...