Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor: E ardhmja e rajonit është në Union, anëtarësimi i tyre përparësia jonë!

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen në Bruksel më 25 nëntor: E ardhmja e rajonit është në Union, anëtarësimi i tyre përparësia jonë!

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do ta përfaqësojë BE-në në samit së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Samiti do të nxjerrë në pah rëndësinë strategjike të marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është përparësia jonë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim i rëndësishëm gjeopolitik në këto kohë sfiduese”, tha Costa. Samiti do të jetë një mundësi për BE-në që të riafirmojë angazhimin e saj ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe të inkurajojë partnerët që të përshpejtojnë reformat dhe të përmbushin angazhimet e nevojshme për të avancuar në...