Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Samanda Toçka vjen në Grida Duma Podcast me një rrëfim të ndjerë për familjen e shpërndarë nëpër botë, vështirësitë ekonomike dhe zhgënjimin e një brezi që kërkon të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. “Ne nuk duam të djegim asgjë! Ne nuk na kanë dëgjuar!”, shprehet Samanda, duke shpjeguar mes lotësh revoltën e të rinjve që protestojnë për më shumë mundësi dhe një jetë më të mirë. Vetëm 22 vjeçe, ajo tregon vështirësitë për të përballuar jetesën në Tiranë, ku nga një pagë prej 500 mijë lekësh të vjetra, 400 mijë i shkojnë për qiranë. “Punoj shtatë ditë në javë! Nuk takoja dot familjen”, rrëfen ajo, ndërsa shtron pyetjen se si mund të blejë një apartament një i ri me këto të ardhura. Samanda flet edhe...
Burimi:
kohajone.com