Salvini, i ashpër me ekipin e Amorim: Nuk e pashë Milanin, më thanë se ishte për turp …

Salvini, i ashpër me ekipin e Amorim: Nuk e pashë Milanin, më thanë se ishte për turp …

17 Shtator 2026 13:01 Alfred Lleshi Matteo Salvini komentoi për “Telelombardia” humbjen 2-1 të Milanit në shtëpi ndaj Benfica, në debutimin e kuqezinjve në “Europa League” për këtë edicion. “Nuk e pashë, por më thanë se ishte një turp. Po, po, një turp…, po humbet poezia”, – deklaroi Salvini. Më pas, ai kritikoi ashpër disa prej titullarëve të skuadrës kuqezi: “Shpresoj të mos shoh më dy-tre lojtarë që nisin ndeshjet, të cilët as me Eccellenza nuk do t’i aktivizoja”. Deklaratat e Salvinit vijnë pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese të Milanit, që pësoi humbjen e parë të sezonit nën drejtimin e Ruben Amorim.