SALI BERISHA SI VIZION PER TE ARDHMEN: Duhet të ringrihemi, është jetike për partinë
Sali Berisha ka përcjellë mesazh për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke deklaruar se opozita duhet të shkojë drejt modernizimit, dixhitalizimit dhe një vizioni të ri politik. Ai u shpreh se demokratët nuk duhet të mbështeten vetëm te historia e partisë, por të ndërtojnë një alternativë të orientuar nga e ardhmja. “PD nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar. Jo, vjen në pushtet për vizionin për të ardhmen”, deklaroi Berisha. Sipas tij, ripërtëritja e partisë kërkon organizim funksional në të gjitha nivelet, nga seksionet dhe grupseksionet deri te strukturat drejtuese. Berisha kërkoi gjithashtu kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe zgjerimin e radhëve të partisë me figura që ai i cilësoi si vlera të komunitetit. Ai e lidhi këtë proces edhe me programin ekonomik të PD-së,...
Burimi:
ntv.al