SAGA E GJAKMARRJEVE RIKTHEHET NE RRESHEN

SAGA E GJAKMARRJEVE RIKTHEHET NE RRESHEN

Rrësheni përballet sërish me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, duke rikthyer në vëmendje sagën e vrasjeve dhe konfliktet e vjetra që prej vitesh kanë trazuar qytetin e Mirditës. Të shtënat me armë zjarri të raportuara në fshatin Ndërfushaz kanë shkaktuar vdekjen e Viktor Bardhit, vëllait të Martin Bardhit, i ekzekutuar në shtator të vitit 2023. Autorët dhe motivi i kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqartë, ndërsa një automjet i gjetur i djegur në zonë është marrë në konsideratë nga grupi hetimor, pa u konfirmuar ende nëse ka lidhje me krimin. Vrasja e Viktor Bardhit rikthen në vëmendje historinë e përplasjeve të armatosura në Rrëshen, ku emrat e familjeve Bardhi, Reçi dhe Gjini janë shfaqur në disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të viteve...