Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Në aktivitet, ku mori pjesë edhe një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u diskutua për zhvillimin e edicionit të radhës të World Law Congress Albania 2027, i cili do të zhvillohet në Tiranë në muajin maj dhe do të mbledhë personalitete të drejtësisë globale. Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje, së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe...