Sabotazhe, zjarre dhe shpërthime/ Evropa në alarm për rrjetet ruse te spiunazhit
Rusia po intensifikon luftën hibride në Evropë, ndërsa objektet e industrisë së mbrojtjes po shfaqen gjithnjë e më shumë si objektiva të dyshuara të sabotimit. Sipas mediave perëndimore, që citojnë të dhëna të inteligjencës, shërbimet ruse dyshohet se po përdorin individë nga rrjetet kriminale për të kryer sulme, duke shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë të operativëve rusë. Një nga rastet më të fundit është regjistruar në Sllovaki, ku autoritetet arrestuan persona të dyshuar për një përpjekje për zjarrvënie në një fabrikë ukrainase të prodhimit të dronëve në Presov. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar motivin dhe nëse rasti lidhet me një operacion më të gjerë të sabotimit. Dyshime të ngjashme janë ngritur edhe për incidente në Estoni, Itali dhe Bullgari, megjithëse lidhja e tyre me Rusinë...
Burimi:
ntv.al