Sa shumë lot krokodili/ Kulla: Disa nga ata që sot qajnë, mezi e prisnin verdiktin e Hagës

Sa shumë lot krokodili/ Kulla: Disa nga ata që sot qajnë, mezi e prisnin verdiktin e Hagës

Reagimet pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së kanë nxitur debate të forta jo vetëm për vetë dënimet, por edhe për qëndrimet e figurave politike e publike që kanë reaguar pas shpalljes së vendimit. Analisti Ilir Kulla u ndal pikërisht tek këto reagime, duke e cilësuar situatën si një rast të asaj që ai e quan “hipokrizi të madhe”. Sipas Kullës, disa prej personave që sot shfaqen publikisht në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në të kaluarën, sipas tij, kanë shpresuar apo kanë vepruar që këta të fundit të përfundonin në një situatë të tillë. Kulla tha se këto reagime nuk e kanë befasuar dhe i përshkroi në mënyrë figurative si “lot krokodili”. “Shumë nga ata që kanë shpresuar dhe kanë punuar që këta...