Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

Sa janë rritur kontributet? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj. Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik,  si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Gusht 2026, janë arkëtuar 15.9 miliardë lekë ose 13.4% më shumë se 8-mujori 2025, si dhe me realizim prej 100.4% të planit për 8-mujorin 2026. Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 160.9% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 51.4 miliardë lekë. Ndërsa vetëm në muajin Gusht  2026  janë 16.5...