Sa investon Shqipëria jashtë? Rreth 341 milionë dollarë në vitin 2025, e 29-ta në Europë

Sa investon Shqipëria jashtë? Rreth 341 milionë dollarë në vitin 2025, e 29-ta në Europë

Shqipëria regjistroi 341 milionë dollarë investime direkte jashtë vendit gjatë vitit 2025, duke u renditur në vendin e 29-të mes 41 ekonomive europiane. Të dhënat janë publikuar nga platforma ndërkombëtare Visual Capitalist, bazuar në “Raportin Botëror të Investimeve 2026”, të hartuar nga organizata e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin.  Renditja tregon se, megjithëse Shqipëria mbetet larg ekonomive kryesore europiane, kapitali i investuar nga rezidentët e saj jashtë vendit është më i lartë se ai i disa vendeve të rajonit. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson me 1.35 miliardë dollarë investime direkte jashtë vendit, një shumë pothuajse katër herë më e lartë se ajo e Shqipërisë. Nga ana tjetër, Shqipëria pozicionohet përpara Maqedonisë së Veriut, e cila regjistroi 249 milionë dollarë, Bosnje Hercegovinës me 135...