Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi nga Berlini se Aleanca mbetet e bashkuar përballë Rusisë dhe se përpjekjet e Moskës për të përçarë aleatët nuk do të kenë sukses. Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Rutte tha se NATO qëndron në krah të Gjermanisë pas asaj që e cilësoi si një sulm hibrid rus në Leipzig. “Rusia kërkon të na përçajë, por ne jemi të bashkuar. Rusia kërkon të na pengojë të ndihmojmë Ukrainën, por ne do të bëjmë edhe më shumë për Ukrainën. Rusia kërkon të tregojë forcë, por ne jemi më të fortë”, u shpreh Rutte. Ai vlerësoi reagimin e Gjermanisë ndaj incidentit në Leipzig dhe tha se vendet anëtare të NATO-s i kanë shprehur mbështetje Berlinit. Rutte...