Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg

Rusia mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg

Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës po përkeqësohen gjithnjë e më shumë. Pas mbylljes së instituteve Goethe autoritetet ruse urdhëruan dhe mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria e Jashtme e Rusisë ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg. Ministria njoftoi se punonjësit e konsullatës duhet të largohen nga Rusia deri më 18 shtator. Ajo gjithashtu rikonfirmoi vendimin e shpallur më herët për mbylljen e të gjitha instituteve Goethe në Rusi. Punonjësit e tyre kanë afat deri të dielën për t'u larguar nga Rusia. Ministria i cilësoi këto masa si reagim ndaj vendimit "jomiqësor” të qeverisë gjermane për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe qendrën kulturore "Shtëpia Ruse” në Berlin. Sipas Moskës autoritetet gjermane kanë "shkaktuar...