Rusia hap 8 ambasada të reja në Afrikë që nga viti 2023, duke e çuar totalin në 48
Rusia ka hapur tetë ambasada të reja në vendet afrikane që nga samiti i mëparshëm Rusi-Afrikë në vitin 2023, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ambasadave ruse në kontinent në 48, tha të enjten Presidenti Vladimir Putin. Duke folur në samitin Rusi-Afrikë në Moskë, Putin vuri në dukje se vendet afrikane po zgjeronin gjithashtu praninë e tyre diplomatike në Rusi. "Do të doja të përmendja hapat sistematikë të ndërmarrë nga pala ruse për të zgjeruar praninë e saj diplomatike në kontinent. Që nga samiti i mëparshëm në vitin 2023, tetë ambasada të reja ruse kanë filluar punën në shtetet afrikane dhe numri i tyre i përgjithshëm ka arritur në 48", tha ai. Putini shprehu gjithashtu mbështetje për planet e Botsvanës, Sejshelit dhe Togos për...
Burimi:
syri.net