Rusia godet Ukrainën perëndimore, Polonia vë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore

Rusia godet Ukrainën perëndimore, Polonia vë në gatishmëri sistemet e mbrojtjes ajrore

Polonia aktivizoi forcat e mbrojtjes ajrore pas sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, njoftoi të martën Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake. “Në përgjigje të sulmeve të Federatës Ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, duke përdorur mjete të sulmit ajror, përmes Qendrës së Operacioneve Ajrore dhe Komandës së Komponentit Ajror janë aktivizuar forcat dhe mjetet e nevojshme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në një deklaratë të komandës në platformën amerikane të mediave sociale X. “Këto masa janë parandaluese dhe synojnë garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore polake, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”, shtohet në deklaratë. Komanda bëri të ditur se po monitoronte situatën dhe se forcat nën autoritetin e saj “mbeten në gatishmëri për të reaguar”. Polonia, anëtare e NATO-s...