Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev
Pikat e karburantit në Kiev janë goditur nga dronë me motor reaktiv gjatë një vale sulmesh ruse të shënjestruara, ndërsa bombardimet ndaj kryeqytetit të Ukrainës po hyjnë në një fazë të re intensiteti. Të paktën dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga goditjet në dy pika karburanti të premten në mëngjes, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, shkruajnë mediat e huaja. Sulmet e kryera gjatë orarit të pikut të trafikut pasojnë një sulm të ngjashëm ndaj një pike karburanti të enjten, i cili ishte i pari i këtij lloji në kryeqytet. Në pikën e karburantit “Ukrnafta” në lagjen Pochaina, në veri të Kievit, dëshmitarët thanë se tre persona ishin plagosur nga shpërthimi i së premtes: menaxheri i një lavazhi...
Burimi:
vizionplus.tv