Rusia godet me dron selinë e Shërbimit të Sigurisë në Kiev, Zelensky paralajmëron hakmarrje: Kam urdhëruar përgjigje specifike!
Një dron rus ka goditur ndërtesën kryesore të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, në rrugën Volodymyrska, përballë Katedrales së Shën Sofisë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social X. Zelensky tha se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së, Oleksandr Poklad, ndërsa bëri të ditur se të gjitha shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje. Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se i ka kërkuar kreut të SBU-së që t’u japë forcave ruse një përgjigje të përshtatshme dhe, nëse është e mundur, në përputhje me sulmin e kryer. “E udhëzova Pokladin t’u japë rusëve një përgjigje të përshtatshme, specifike dhe, kur të jetë e mundur, një përgjigje që korrespondon me këtë sulm, sapo...
Burimi:
javanews.al