Rusi: Buxheti i parashikuar 37% më i ulët se kërkesa e KLGJ-së, kërkohen 199 punonjës shtesë

Rusi: Buxheti i parashikuar 37% më i ulët se kërkesa e KLGJ-së, kërkohen 199 punonjës shtesë

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, Xhevdet Haxhiu, dhe drejtori i kabinetit, Aleksandër Çavo, mori pjesë në seancën dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027”, zhvilluar në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë prezantimit, Rusi paraqiti nevojat për fonde buxhetore të sistemit gjyqësor për vitin 2027, duke nënvizuar se në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027” janë miratuar 37% fonde më pak sesa ka qenë kërkesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kryetari i Këshillit prezantoi nevojën e domosdoshme për miratimin e 199 punonjësve shtesë për të gjithë sistemin gjyqësor, si dhe të fondeve përkatëse për shpenzime...