Rumania arreston shtetasin rus për spiunazh ndaj bazave të NATO-s
Shërbimi Rumun i Inteligjencës (SRI) deklaroi se kishte parandaluar një plan sabotazhi nga Rusia, ndërsa ka arrestuar një shtetas për spiunazh ndaj bazave të saj ushtarake, shkruan Reuters. Shtetasi rus, i cili jeton në Rumani, u arrestua në një operacion të përbashkët me agjenci të tjera të huaja të inteligjencës, pasi kishte fotografuar zona të ndjeshme ushtarake, përfshirë baza të përdorura nga NATO-ja. Të martën, Shërbimi Rumun i Inteligjencës (SRI) bëri të ditur se shtetasi rus ishte nën vëzhgim që prej muajit shkurt. 40-vjeçari vepronte nën koordinimin e drejtpërdrejtë të një mbikëqyrësi rus, përmes shërbimeve të enkriptuara të mesazheve në internet, thuhet në njoftim. Disa sulme sabotimi në Evropë janë kryer nga individë rusishtfolës që vepronin si përfaqësues të drejtuar nga mbikëqyrës në Rusi, të cilët u...
Burimi:
syri.net