Ruleta ruse, Republika ‘ha’ fëmijët e saj/ Kulla: Ja kush është i fundit i mohikanëve që do mbetet në këmbë

Ruleta ruse, Republika ‘ha’ fëmijët e saj/ Kulla: Ja kush është i fundit i mohikanëve që do mbetet në këmbë

Ilir Kulla e përshkruan verën politike shqiptare si një periudhë të pazakontë, ku protestat nuk po ndalen as në vapën e gushtit dhe ku, ndryshe nga e gjithë historia e tranzicionit, slogani nuk duket më të jetë “duam pushtetin”, por “duam ata që janë në pushtet në burg”. Sipas Kullës, Shqipëria i ka njohur protestat kryesisht në dimër, në periudha krizash të forta politike. Nga vitet ’90, te 1997-a, 2011-a dhe protestat e viteve të fundit, rruga ka qenë tradicionalisht skena e përplasjes politike. Por këtë herë, thotë ai, protesta ka zgjedhur vapën e verës dhe nuk është ndalur as nga pushimet, as nga ndeshjet e futbollit. Për Kullën, kjo situatë është pasojë e një historie që nisi një dekadë më parë, me Reformën në...