Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke u bërë thirrje protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, por duke kërkuar që procesi të zhvillohet në mënyrë transparente dhe jo me dyer të mbyllura. Ajo ka publikuar një fotografi të të atit, Azem Hajdarit, së bashku me të rinj të tjerë, gjatë një takimi me Ramiz Alinë në dhjetor të vitit 1990. Duke iu referuar këtij momenti historik, Hajdari thekson se përballja përmes dialogut nuk duhet përjashtuar, ndërsa shprehet se do të ishte e para që do të ulej përballë kryeministrit për të diskutuar kërkesat e protestuesve. “Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi!”, shkruan ajo. Hajdari vlerëson se...
Burimi:
kohajone.com