Rubio ultimatum aleatëve: Vëreni nën kontroll Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ose SHBA do ta çmontojë pjesë-pjesë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ashpërsuar qëndrimin e Uashingtonit ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë përpjekjet për çmontimin e institucionit nëse ai nuk ndalon veprimet që administrata Trump i konsideron kërcënim për qytetarët dhe udhëheqësit amerikanë. Gjatë një fjalimi më 9 tetor, Rubio deklaroi se SHBA-ja nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare mbi qytetarët, personelin ushtarak dhe drejtuesit politikë amerikanë, duke theksuar se vendi nuk është palë në këtë institucion. Sipas tij, kundërshtimi ndaj kompetencave të gjykatës ka qenë një qëndrim i përbashkët i republikanëve dhe demokratëve për dekada me radhë. Rubio akuzoi gjithashtu atë që e cilësoi si elitë globaliste se po përpiqet të zgjerojë pushtetin e ICC-së përtej kufijve të sovranitetit...
Burimi:
ntv.al