Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA s’ka nevojë për sulme të reja ushtarake

Rubio: Presioni ekonomik ndaj Iranit po jep rezultate, SHBA s’ka nevojë për sulme të reja ushtarake

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se strategjia e Uashingtonit ndaj Iranit po jep efektet e pritshme, duke nënvizuar se sanksionet ekonomike dhe bllokada detare mund të arrijnë objektivat amerikane pa pasur nevojë për një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak. Gjatë një deklarate për mediat në Paris, pas takimeve dyditore me përfaqësuesit e vendeve të G7-ës, Rubio hodhi poshtë mundësinë që pezullimi i sulmeve të reja ndaj Teheranit të interpretohet si një bllokim i konfliktit. Ai theksoi se Irani po përballet me një presion ekonomik gjithnjë e më të madh, i cili, sipas tij, po rëndohet nga dita në ditë. Kryediplomati amerikan argumentoi se Uashingtoni nuk ka arsye të përdorë forcën ushtarake nëse të njëjtat rezultate mund të arrihen përmes masave ekonomike. Ai pretendoi...