Rrugorja e Tiranës: 7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë

Rrugorja e Tiranës: 7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë

Policia Rrugore ka arrestuar 7 drejtues mjetesh, dhe ka bllokuar 22 automjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi. Një prej rasteve është regjistruar në rrugën “Urani Pano”, ku një drejtues mjeti u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, me masën 0.17 mg/l. Sipas Policisë, ai i ofroi punonjësit të Policisë 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Për këtë rast ka nisur procedimi penal. Në total, Policia Rrugore ka vendosur 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit. Shkeljet më të shumta lidhen me qëndrimin e gabuar, me 5062 raste. Po ashtu, janë vendosur 641 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent, 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 164 për...