“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

Ish-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar përsëri pas largimit nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se ky post e rriti profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri. Sipas tij ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. “Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen. Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues”, shprehet ish-ministri. Më tej ai falënderon kryeministrin, me të...