Rrugë të reja në Baldushk. Asfaltohen akset në disa fshatra, lehtësohet transporti i prodhimeve vendase
Bashkia e Tiranës vijon investimet në zonat rurale, me fokus përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e më shumë mundësive për fermerët dhe banorët e Baldushkut. Pas asfaltimeve të kryera në Vishnje, Kakunjë, Mustafakoç, Veski dhe Koçaj, është bërë edhe sistemimi i unazës që lidh pesë fshatra të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe duke afruar komunitetet rurale me njëra-tjetrën. Investimi nuk synon vetëm përmirësimin e qarkullimit, por edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të ekonomisë lokale. Rrugët e reja krijojnë kushte më të mira për fermerët, duke e bërë më të lehtë transportin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale drejt tregjeve të Tiranës dhe zonave të tjera. Perimet, produktet bujqësore dhe ato blegtorale të Baldushkut tashmë mund të transportohen më shpejt dhe në kushte më...
Burimi:
kohajone.com