Rruga Poliçan-Skrapar në gjendje të rënduar, prej dy muajsh mungon ndërhyrja
FOTO NHA AKSI POLICAN-SKRAPAR Poliçan- Një prej akseve të vjetra që lidh Poliçanin me Skraparin vijon të paraqesë rrezik për drejtuesit e mjeteve, pasi dëmtimet e shkaktuara nga rrëshqitja e terrenit ende nuk janë riparuar. Problematika shfaqet në hyrje të Poliçanit, ku një pjesë e rrugës është shembur dhe ka përfunduar në kanal. Ndërkohë nga pjesa kodrinore mbi aksin rrugor vijojnë të shkëputen gurë, duke e bërë kalimin edhe më të pasigurt. Edhe pse ky segment nuk ka më fluksin e dikurshëm të automjeteve, ai mbetet në përdorim të përditshëm, veçanërisht nga mjetet e tonazhit të rëndë. Kamionët që kalojnë në këtë rrugë drejtohen kryesisht në zonën e malit të Tomorrit, ku ngarkojnë pllaka guri dekorativ, për t'u kthyer më pas me ngarkesa të konsiderueshme....
Burimi:
zeri.ai