”Rruga e Elbasanit”, shesh beteje, digjet një tjetër kioskë

”Rruga e Elbasanit”, shesh beteje, digjet një tjetër kioskë

Një kioskë në ”Rrugën e Elbasanit” në Tiranë është përfshirë sërish nga flakët gjatë protestës, ndërsa disa institucione financiare dhe biznese kanë ngritur pretendime për marrjen e sendeve me vlerë nga protestuesit. Kryepolici Skënder Hita ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar persona të dyshuar për këto veprime, ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuza për vjedhje në banka dhe institucione kursimi. Sipas Hitës, edhe gjatë mesditës së sotme është dëmtuar një institucion financiar, ku ndërhyrja e Policisë ka bërë të mundur identifikimin e disa personave të dyshuar. “Deri në këto momente janë arrestuar persona për kryerjen e këtyre veprimeve dhe janë ngritur akuza për vjedhjen e bankave dhe institucioneve të kursimit. Edhe sot në drekë u dëmtua një institucion financiar dhe policia ndërhyri dhe...