Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka depozituar një tjetër padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Thesarit për bllokimin e pagave të magjistratëve. Padia është dorëzuar më 11 shtator në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nga zëvendëskryetari i GJKKO-së së Apelit, Dhimitër Lara. Në proces janë përfshirë Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë, ndërsa Avokatura e Shtetit është palë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është thirrur si person i tretë. Në qendër të padisë është bllokimi i pagave për muajin gusht. Sipas padisë, Ministria e Financave ka pezulluar urdhër-shpenzimet e dërguara nga gjykata për ekzekutimin e pagave, duke penguar kalimin e tyre në bankat tregtare. Për këtë arsye, Gjykata e Posaçme e Apelit kërkon shfuqizimin e...