Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Drafti i PS parashikon një rritje nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës, me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, (i miratuar edhe nga KLGJ e KLP) është 9-fish më i lartë. Mes debateve me opozitën mazhoranca argumentoi se formula e propozuar zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa qëndrojnë të mendimit se askush që nuk është i autorizuar me ligj nuk mund të vendosë për paratë e Thesarit të Shtetit. Ky miratim pritet të kalojë edhe në Kuvend. Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e cila është propozuesja e draftit për ndryshimin e pagave të magjistratëve, sqaroi se Gjykata nuk ka imponuar një formulë të vetme numerike për përcaktimin e pagave, por ia ka lënë...