Rrjeti shqiptar i kokainës në Britani, nga plantacionet te milionat e Bournemouth-it
Gazeta britanike UnHerd ka publikuar një investigim mbi fuqizimin e rrjeteve kriminale shqiptare dhe përfshirjen e tyre në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, veçanërisht në Britani. Sipas artikullit, zgjerimi i këtyre rrjeteve nisi pas rënies së komunizmit në vitin 1992 dhe u përshpejtua nga kriza e skemave piramidale të vitit 1997 dhe emigracioni masiv. Fillimisht, grupet shqiptare u përfshinë në trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e kanabisit, përpara se të zgjeronin aktivitetin drejt kokainës, duke krijuar lidhje me organizata ndërkombëtare, veçanërisht me mafian italiane ‘Ndrangheta’. Një pjesë e investigimit trajton edhe aktivitetin e vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, të akuzuar për organizimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas të dhënave të përmendura nga UnHerd, hetimet i lidhin ata me pesë tonë kokainë...
Burimi:
ntv.al