Rrjeti i dyshuar i spiunazhit të BIA-s në Kosovë, nga institucionet te politika! Çfarë kërkon Serbia?

Rrjeti i dyshuar i spiunazhit të BIA-s në Kosovë, nga institucionet te politika! Çfarë kërkon Serbia?

Në pak më shumë se dy vjet, në Kosovë janë arrestuar disa persona nën dyshimin se kanë spiunuar për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, BIA. Të marra së bashku, rastet tregojnë një gamë të gjerë informacionesh për të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, ka pasur interes: nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), te zhvillimet politike, zgjedhjet, pjesëtarë të komuniteteve të caktuara dhe individë me ndikim. Disa prej rasteve janë ende në gjykim. Në disa të tjera tashmë ka dënime. Ato nuk provojnë vetvetiu ekzistencën e një operacioni të vetëm apo të një rrjeti të koordinuar të BIA-s në Kosovë. Por, ngrenë pyetjen se çfarë kërkon ajo dhe çfarë mund të bëjë me informacionet pasi t’i ketë siguruar. “Punohet më...