Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion
Rrjetet sociale po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët amerikanë informohen për lajmet dhe zhvillimet e aktualitetit. Sipas një studimi të ri të Pew Research Center, 58% e të rriturve në Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë rrjetet sociale një burim të rëndësishëm informacioni, ndërsa 13% i vlerësojnë ato si burimin më të rëndësishëm të lajmeve. Studimi është bazuar në një anketim me më shumë se 3.500 të rritur amerikanë, të zhvilluar gjatë qershorit 2026. Rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2022 Rezultatet tregojnë një ndryshim të konsiderueshëm gjatë katër viteve të fundit. Në vitin 2022, vetëm 43% e amerikanëve i konsideronin rrjetet sociale një mënyrë të rëndësishme për të marrë lajme, ndërsa 5% i cilësonin ato burimin kryesor...
Burimi:
javanews.al