Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Rrjedhje gazi është regjistruar në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00. Si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit, dy persona janë asfiksuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia bën me dije se dy burrat ishin punonjës të furrës teksa po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit. Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 56 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital...
Burimi:
kohajone.com