Rrjedhje e dyshuar gazi në një furrë buke në Fier, dy persona përfundojnë në spital (EMRAT)
vendngjarje FIER- Dy persona në Fier përfunduan në spital, pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në një furrë buke në fshatin Qënas. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Si pasojë janë asfiksuar dy persona, Aleksandër Kola, 62 vjeç, dhe punonjësi Ilir Hysi, 56 vjeç, të cilët janë transportua në spital. Njoftimi i plotë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit. Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 56 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve....
Burimi:
zeri.ai