Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Një rrjedhje e madhe të dhënash nga agjencia ruse e statistikave, Rosstat, ka nxjerrë në pah një bilanc tronditës të humbjeve ruse në luftën në Ukrainë. Sipas të dhënave të publikuara nga grupe hakerësh, më shumë se 450 mijë shtetas rusë rezultojnë të kenë humbur jetën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Sipas gazetës britanike The Telegraph, të dhënat u siguruan pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve të Rosstat nga grupet e hakerëve “Cyber Partisans” dhe “Silent Crow”. Materialet e publikuara përfshijnë informacione nga certifikatat e vdekjes të regjistruara nga shkurti i vitit 2022 deri në gusht të vitit 2026, të marra nga baza e të dhënave demografike të institucionit. Grupi pro-ukrainas “Silent Crow” pretendon se dokumentet tregojnë rreth...