Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!
Prokurorët federalë në SHBA kanë ndërmarrë hapa për të ngritur dy akuza ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, lidhur me dyshimet për zbulimin e informacionit të mbrojtjes kombëtare. Sipas dokumenteve gjyqësore, çështja lidhet me publikimin e pretenduar të informacionit në gazetën “The New York Times” në tetor të vitit 2016, kur Comey drejtonte FBI-në. Comey i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si abuzim të sistemit të drejtësisë. Avokati i tij, Patrick Fitzgerald, tha se dy hetime të mëparshme nuk kishin çuar në ngritjen e akuzave për të njëjtën çështje. Mbrojtja ka kërkuar rrëzimin e tyre, ndërsa një ish-prokuror federal ka ngritur pikëpyetje nëse është respektuar afati i parashkrimit. Kjo është përpjekja e tretë e administratës së Donald Trump për të ndjekur penalisht Comey-n,...
Burimi:
javanews.al