Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administratën publike

Rritja ekonomike në Shqipëri zbret në më të ulëtën në rajon pa taksat neto dhe administratën publike

Rritja ekonomike në Shqipëri shënoi nivelin më të lartë në rajon në vitin 2025, me 3.66%. Kjo renditje përmbyset plotësisht nëse hiqet kontributi i taksave neto dhe i administratës publike. Të dhënat u prezantuan nga kryeredaktorja e revistës ekonomike “Monitor”, Ornela Liperi, në konferencën “E ardhmja e ekonomisë”. Pa këto dy aktivitete, rritja e sektorëve privatë të ekonomisë ishte vetëm 0.85%. Kështu, vendi zbret automatikisht në më të ulëtën në rajon, theksoi Liperi gjatë prezantimit të përpunuar mbi të dhënat e INSTAT-it. Konferenca u organizua nga “Revista Monitor” në bashkëpunim me “Shoqatën e Manifakturës”. Ajo erdhi pas dy publikimeve të revistës për 200 kompanitë më të mëdha në vend për të ardhurat dhe fitimet, një traditë prej gati dy dekadash. Për herë të parë u...