Rritja e tarifave boshatis shkollat private, familjet po zgjedhin arsimin publik
foto ilustruese TIRANË- Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për familjet që kanë zgjedhur arsimin privat. Disa shkolla private, në nisje të fillimit të vitit të ri shkollor, shtrenjtuan tarifat e shkollimit nga 15 deri në 20%. Rritja e tarifës u aplikua për të treja ciklet e studimeve, të ulët, 9-vjeçar dhe të mesëm. Shkak i shtrenjtimit është njoftuar rritja e pagës së mësuesve dhe tarifës të transportit prej shtrenjtimit të naftës. Por pasojat e shtrenjtimit nuk janë ndjerë vetëm për buxhetin e familjarëve. Në disa shkolla private, rritja e tarifave ka sjellë edhe largimin e një numri të konsiderueshëm nxënësish, drejt shkollave publike. Mësuesit pohojnë se bazuar edhe në sondazhet e kryera me prindërit, arsyeja kryesore e largimeve është pikërisht rritja e kostos...
Burimi:
zeri.ai