Rritja e AfD në Gjermani/ Stefan: E nxitur nga pakënaqësitë e thella ekonomike

Rritja e AfD në Gjermani/ Stefan: E nxitur nga pakënaqësitë e thella ekonomike

Një lëvizje tektonike, mund të quhet ajo se çfarë po ndodh në skenën politike të Gjermanisë, ku partitë ekstremiste po fitojnë gjithnjë e më shumë terren, duke thelluar një ndarje të ashpër mes lindjes dhe perëndimit të vendit. Ish konsullja, Anduena Stefan në një intervistë për Syri i Botës në Syri Tv me Dori Daka, tregon se kjo nuk është një ngjarje e papritur, por një reagim i akumuluar ndër vite, i nxitur nga pakënaqësitë e thella ekonomike. Sipas saj, qytetarët në lindje kanë humbur durimin për t'u barazuar me Gjermaninë Perëndimore në çështjet e punësimit, të ardhurave dhe standardeve sociale, duke ndëshkuar kështu partitë klasike si CDU dhe SPD. Shifrat bëhen edhe më alarmante kur vihet re pjesëmarrja në votime, thekson Stefan, duke shtuar...