Rritet numri i aksidenteve rrugore, 107 ngjarje vetëm në shtator, 130 persona humbën jetën ose u plagosën!
Aksidentet rrugore në Shqipëri janë rritur me 6% gjatë periudhës janar – shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave në nëntë muajt e parë të vitit janë regjistruar 1,090 aksidente. Vetëm në shtator ndodhën 107 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave 130 persona kanë humbur jetën ose kanë mbetur të plagosur. Grupmosha deri në 24 vjeç paraqet numrin më të lartë të tragjedive rrugore, duke përbërë 27,1 % të numrit total të aksidenteve të regjistruara në këtë periudhë.
Burimi:
javanews.al