Rreziku rus, Gjermania dërgon deri në 1000 ushtarë në Lituani, rritet gatishmëria e NATO-s në kufirin lindor!
Gjermania pritet të dërgojë deri në 1,000 ushtarë aktivë në Lituani këtë vjeshtë, në kuadër të brigadës së përhershme gjermane që po krijohet në vendin baltik, ndërsa NATO forcon krahun lindor përballë kërcënimit të mundshëm rus. Sipas një raporti të gazetës Bild, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka miratuar dislokimin e detyrueshëm të një pjese të personelit të Bundeswehr-it, pasi nuk u arrit të sigurohej numri i nevojshëm i vullnetarëve për brigadën. Transferimet e para mund të nisin këtë vjeshtë dhe pritet të përfshijnë më pak se 1,000 ushtarë. Masa nuk përbën mobilizim të përgjithshëm dhe nuk nënkupton rikthimin e rekrutimit të detyrueshëm për civilët, por prek ushtarët aktivë të Bundeswehr-it, të cilët mund të caktohen në Lituani edhe nëse nuk janë shprehur vullnetarë...
Burimi:
javanews.al