Rreziku nga Inteligjenca Artificiale, drejtuesit e kompanive kryesore të AI kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë –
Drejtuesit e disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale po kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të modeleve më të avancuara. Kërkesa vjen pas shqetësimeve se aftësitë e teknologjisë po ecin më shpejt sesa mundësia për ta kuptuar dhe kontrolluar atë. Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, bëri thirrje që kompanitë të ulin ritmin me të cilin rrisin aftësitë e modeleve të AI, duke argumentuar se vetëm investimet më të mëdha në siguri nuk janë më të mjaftueshme. Thirrja e tij mori mbështetjen e drejtuesve të kompanive rivale. Elon Musk, drejtues i xAI, deklaroi se “Dario ka të drejtë”, ndërsa edhe CEO i OpenAI, Sam Altman, u shpreh publikisht në favor të kontrollimit të ritmit të zhvillimit të modeleve më të avancuara. Amodei propozon që...
Burimi:
javanews.al