Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Rrezikoi të digjte dhe banesat, vihet në kontroll zjarri në Prrenjas!

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Qukës-Shkumbinit, në bashkinë Prrenjas, duke rrezikuar banesat pranë vatrës së zjarrit. Reagimi i shpejtë i banorëve, kryeplakut dhe administratorit të zonës bëri të mundur njoftimin në kohë dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të frenuar përhapjen e flakëve. Në terren mbërritën forcat zjarrfikëse të Prrenjasit dhe Librazhdit, të cilat punuan për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në operacion u angazhua edhe Policia e Shtetit, ndërsa të gjithë strukturat e përfshira bashkëpunuan për të mbajtur situatën nën kontroll. Mbështetje për menaxhimin e situatës u dha edhe nga Ministria e Mbrojtjes dhe Prefektura e Qarkut Elbasan, përmes koordinimit dhe gatishmërisë së strukturave përgjegjëse. Falë ndërhyrjes së koordinuar, zjarri u vu nën kontroll dhe vatrat...